Art&Argëtim

FOTOT/ Përmbyllet Festivali i Filmit në Venecia, ja disa nga pamjet më të mira

Si festivali më i gjatë i filmit në botë, ai zakonisht tërheq talentet kryesore të industrisë dhe filmat më të shumëpritur.

9 Shtator 2024, 16:58 Nga S.B
FOTOT/ Përmbyllet Festivali i Filmit në Venecia, ja disa nga pamjet
Festivali i Venecias

VENECIA- Në fund të gushtit të çdo viti, yjet braktisin pushimet e tyre verore dhe zbresin në Venecia për festivalin e shkëlqyer vjetor të filmit - një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin e kinemasë. Si festivali më i gjatë i filmit në botë, ai zakonisht tërheq talentet kryesore të industrisë dhe filmat më të shumëpritur.

Edicioni i 81-të i festivalit pa premierën e Pedro Almodóvar-it ‘The Girl Next Door’, me Julianne Moore dhe Tilda Swinton; Felicity Jones dhe Joe Alwyn ishin në qytet duke promovuar filmin e tyre të ri, ‘The Brutalist’; U shfaq filmi i shumëpritur i ‘Joker: Folie à Deux’ i Joaquin Phoenix dhe Lady Gaga; Nicole Kidman's ‘Babydoll’ iu bashkua konkursit; dhe publiku gjithashtu pa Angelina Jolie të merrte rolin e këngëtares së operës Maria Callas në ‘Maria’.

Por fokusi gjatë festivalit nuk mbeti vetëm te filmi. Veshjet klasike plot ngjyra dhe stil nga brandet më të njohura morën gjithashtu vëmendjen e publikut. Më poshtë mund të shikoni të gjitha veshjet më të mira nga festivali i filmit të këtij viti.

festivali i filmit ne venecia

Sondazh

Poll