Art&Argëtim

Pax Jolie rikthehet një muaj pas aksidentit të "frikshëm", shoqëron të ëmën në Festivalin e Filmit në Toronto (FOTOT)

Kjo është dalja e parë publike e 20-vjeçarit që nga aksidenti me biçikletë elektrike që e dërgoi atë në terapi intensive.

9 Shtator 2024, 10:46 Nga S.B
Pax Jolie rikthehet një muaj pas aksidentit të
Angelina dhe Pax

TORONTO- Aktorja Angelina Jolie u shoqërua nga djali i saj Pax në premierën e filmit të ri "Without Blood" në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2024. Kjo është dalja e parë publike e 20-vjeçarit që nga aksidenti me biçikletë elektrike që e dërgoi atë në terapi intensive.

Një muaj pasi u lirua nga terapia intensive , Pax ka pozuar nga tapeti i kuq i mbështetur nga e ëma, ndërsa i dallohet edhe fashoja e zezë në krah. Pak ditë më parë, Pax u pa për herë të parë që nga aksidenti, duke shoqëruar nënën e tij në një shëtitje në Beverly Hills.

Pax Jolie rikthehet një muaj pas aksidentit të
Angelina dhe Pax


Pax - i cili nuk mbante kokore - u përplas në pjesën e pasme të një makine që u ndalua në një kryqëzim në bulevardin Los Feliz në Los Anxhelos gjatë një shëtitje në mbrëmje të hënën, më 29 korrik. Pax mbeti pa ndjenja dhe rifitoi vetëdijen vetëm kur mbërritën mjekët.

Dëshmitarët menduan më të keqen, ndërsa mjekët menduan se ai mund të kishte pësuar gjakderdhje në tru, sipas TMZ. 20-vjeçari goditi rëndë kokën, me pasojë një “traumë komplekse”. Ai u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv dhe u lirua në fillim të gushtit. 

angelina jolie pax jolie

Sondazh

Poll