Art&Argëtim

"Jam në shok!"/ Nicole Kidman humb mamanë, detyrohet të largohet nga Festivali i Filmit në Venecia

Asnjë detaj tjetër rreth vdekjes së Janelle në moshën 84-vjeçare nuk është zbuluar deri më tani.

9 Shtator 2024, 10:20 Nga S.B
"Jam në shok!"/ Nicole Kidman humb mamanë, detyrohet të
Nicole dhe nëna e saj

VENECIA- Aktorja e njohur Nicole Kidman ndërpreu paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Venecia pasi mësoi se nëna e saj, Janelle Ann Kidman, kishte ndërruar jetë. Regjisorja e filmit "Babygirl" Halina Reijn njoftoi largimin e Kidman nga eventi ndërsa pranoi çmimin e aktores më të mirë në emër të saj për filmin e tyre.

Nicole ndau në deklaratën me shkrim se ajo kishte arritur në Venecia, por u bë e ditur menjëherë pas kësaj se "nëna e saj e bukur, e guximshme, Janelle Ann Kidman, sapo kishte ndërruar jetë".

“Jam në shok dhe duhet të shkoj te familja ime, por ky çmim është për të”, shtoi Kidman. “Ajo më dha formë, më udhëhoqi dhe më bëri kjo që jam sot. Unë jam shumë mirënjohëse që mund t'ju them emrin e saj të gjithëve përmes Halinës. Përplasja e jetës dhe artit është zemërthyese dhe zemra ime është e thyer.”

Asnjë detaj tjetër rreth vdekjes së Janelle në moshën 84-vjeçare nuk është zbuluar deri më tani. Nicole dhe nëna e saj thuhet se kishin një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën.

nicole kidman

Sondazh

Poll