Politike

"Duhet të jenë banorë të 313"/ Berisha: Sot Edi Rama riqarkulloi të gjithë ata të cilët janë kolegë të Skapit

Sipas Berishës, për të qenë në kryesinë socialiste, duhet që së paku të jesh banor i qelisë ‘313’.

8 Shtator 2024, 21:04 Nga I.A
"Duhet të jenë banorë të 313"/ Berisha: Sot Edi
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha teksa komentoi emrat që dolën nga Asambleja e PS, tha se Rama vetëm sa riqarkulloi ata të cilët janë kolegë të SPAK. Sipas Berishës, për të qenë në kryesinë socialiste, duhet që së paku të jesh banor i qelisë ‘313’.

"Sot Edi Rama llomotiti dhe dërdëlliti, por nuk tregoi dot një vepër madhore në 11 vite me 48 miliardë euro të shpenzuara nga buxheti i shtetit. Jo nuk tregoi dot, se nuk ekzistojnë, sepse kanë vjedhur dhe vetëm vjedhur. Sepse rrugët e tyre kanë kushtuar 10 herë më shumë se më përpara, kanë kushtuar 15 herë më shumë, në një kohë kur kostoja, çmimi i materialeve të ndërtimit është rritur me 4-5-6 maksimumi 8 për qind. Sot Edi Rama riqarkulloi të gjithë ata të cilët janë kolegë të Skapit. Duhet të jenë banorë të 313. Miqtë e mi! Nuk ka fyerje më të madhe, nuk ka poshtërim më të madh se të sjellës në Tiranë, Elisën e 5 mln në dogana. Nuk ka fyerje më të madhe se të sjellësh në Tiranë Erion Hajdutin e djegësit të Tiranës, e 5D-ve e dhjetëra vjedhjeve të tjera. Nuk ka fyerje më të madhe se të sjellësh në Tiranë korbën e kovidit për vjedhjet e së cilës së bashku me Edi Ramën, vdiqën të paktën 10 mijë vetë më shumë se në vende të tjera," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll