8 Shtator 2024, 14:28
Nga E. D
fotot ilustruese
KSAMIL- Policia Detare është në aksion nga Ksamili në Koman, ku gjatë një jave janë bllokuar 17 mjete lundruese. Gjithashtu mjetet e bllokuara janë 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike.
Ndërkohë, drejtuesit e 12 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare edhe gjatë javës së parë të muajit shtator, duke parë fluksin e lartë të frekuentimit të plazheve të vendit nga pushuesit, ka vijuar me intensitet operacioni “Siguria Detare”, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore. Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 17 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara: 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike. 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike me motor uji për lundrim është bllokuar në Koman.
5 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj. Drejtuesit e 12 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.
Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 11 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman. Në shumicën e rasteve, turistëve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo pamundësisë për t’u kthyer në breg për shkak të dallgëve.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të tregohen vigjilentë gjatë lundrimeve duke respektuar perimetrin e sigurisë.
policia detare
Aktualitet
8 Shtator 2024, 14:04
E. D
Motrat Berisha dhe Klea Prenga
TIRANË- Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha, ka reguar sërish lidhur me ngjarjen...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 13:46
Mikel Mehmetaj
BRUKSEL- 46-vjeçari shqiptar Mikel Mehmetaj është në gjyq para Gjykatës së Assencës së Bruks...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 13:44
E. D
SHKODËR- Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim pë...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 13:34
E. D
sendet e sekuestruar
ITALI- Një 29-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në Milano...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 13:04
foto ilustruese
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor. Mësohet se janë arrestuar dhe proceduar penalisht 2...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 12:06
E. D
pamje nga aksidenti
KORÇË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën e terminalit në Korç...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 11:57
r.ll
marklen haka
TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në burg, të shumëkërkuarin e drejtësisë,...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 10:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në zonën e Shkozës në ...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 10:46
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Me nisjen e vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit ka publikuar edhe një plan masash me detyra konkrete për t&...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 10:26
r.ll
fidane
MALËSI E MADHE- Një 68-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Malësinë e Madhe, pasi tentoi të ...