Bota

"Sjell në mendje kohë të errëta!" Mbyllja e pikës kufitare në Bërnjak, Gërvalla: Persona të maskuar në anën serbe po pengojnë kalimin e shqiptarëve

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla thotë se në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe automjetet me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë.

7 Shtator 2024, 09:44 Nga M.B
"Sjell në mendje kohë të errëta!" Mbyllja e
Donika Gërvalla

KOSOVA- Ministrja e Jashtme e Kosovës ka reaguar mbrëmjen e shkuar lidhur me situatën kufitare në pikat ndarëse me Serbinë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla thotë se në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe automjetet me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë.

Ministrja shton se automjetet e policisë serbe nuk ndërhyjnë për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, sipasj saj. Gërvalla thotë se kjo sjell në mendje kohë të errëta. Lidhur me këtë situatë ajo lajmëroi se pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen personat e maskuar dhe të kthehet lëvizja e lirë.

Postimi i Gërvallës:

Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet.
Pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.

kosova

Sondazh

Poll