Bota

"Kam qenë subjekt i gjykimit publik dhe keqprezantimit!" Bashkëshorti në garë për presidencialet, Melania Trump bën lëvizjen e saj: Në tetor sjell librin ku tregoj të vërtetën!

Bëhet me dije se libri i bashkëshortes së kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale, do të dalë në qarkullim më 1 tetor, pak para votimeve.

7 Shtator 2024, 09:20 Nga M.B
"Kam qenë subjekt i gjykimit publik dhe keqprezantimit!"
Donald Tump dhe Melania Trump

SHBA- Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Melania Trump, ka njoftuar se këtë vjeshtë do të publikojë librin e saj me kujtime, të titulluar “Melania”. Bëhet me dije se libri i bashkëshortes së kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale, do të dalë në qarkullim më 1 tetor, pak para votimeve.

Lidhur me këtë, Melania Trump publikoi një video në platformën X, ku shpjegoi rëndësinë e ndarjes së historisë së saj personale. Ky libër pritet të zbulojë histori të panjohura nga jeta e Melania-s, duke përfshirë periudhën e saj si Zonjë e Parë dhe sfidat me të cilat është përballur gjatë këtij udhëtimi. Ajo shprehet se ndarja e këtyre momenteve dhe përvojave është një mënyrë për të qartësuar keqkuptimet dhe për të treguar perspektivën e saj autentike.

“Shkrimi i këtyre kujtimeve për mua ka qenë një udhëtim thellësisht personal dhe reflektues. Si një person që ruan shumë privatësinë, shpesh kam qenë subjekt i gjykimit publik dhe keqprezantimit, kështu që ndiej përgjegjësi të qartësoj faktet. Besoj se është e rëndësishme të ndaj këndvështrimin tim: të vërtetën”, thotë Melania.


Libri është përshkruar si një histori të fuqishme dhe frymëzuese për një grua që ka gjetur rrugën e saj, ka kaluar mbi të gjitha vështirësitë dhe ka përcaktuar përsosmërinë personale. Sipas mediave të huaja, libri është i pasur me histori personale dhe fotografi familjare që deri tani nuk janë ndarë me publikun. Kjo vepër e re pritet të jetë një ndër librat më të diskutuar të vitit, duke sjellë një perspektivë të re dhe të veçantë për njërin nga personazhet më enigmatikë të politikës në SHBA.

melania trump

Sondazh

Poll