Bota

Hark me shigjetë, dron dhe material propagandistik, arrestohen 7 terroristë të dyshuar në Indonezi, autoritetet: Po përgatitnin një sulm kundër Papa Françeskut

Mediat e huaja shkruajnë se një hark dhe shigjetë, një dron dhe material propagandistik nga Shteti Islamik u kapën, e sipas hetuesve, gati për të goditur në Xhakartë gjatë vizitës së Papës.

7 Shtator 2024, 08:20 Nga M.B
Hark me shigjetë, dron dhe material propagandistik, arrestohen 7
Papa Françesku

INDONEZIA- Autoritetet ligjzbatuese në Indonezi njoftuan se kanë arrestuar 7 persona, të dyshuar se po përgatisnin një sulm terrorist gjatë vizitës së Papa Françeskut, i cili zhvilloi një tur në vendin aziatik. Mediat e huaja shkruajnë se një hark dhe shigjetë, një dron dhe material propagandistik nga Shteti Islamik u kapën, e sipas hetuesve, gati për të goditur në Xhakartë gjatë vizitës së Papës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, u gjet material që tregonte se ata po përgatitnin një sulm kundër Papës, i cili lëshoi ​​një mesazh uniteti fetar nga Xhakarta, për të luftuar ekstremizmin dhe intolerancën. Bëhet me dije se hetimi është ende në vazhdim dhe është e paqartë nëse të shtatë e njihnin njëri-tjetrin dhe nëse ishin pjesë e një celule të vetme terroriste.

“Policia indoneziane raportoi se ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për përgatitjen e një sulmi kundër Papa Françeskut gjatë vizitës së tij, në vendin më të populluar mysliman në botë. Njësia kundër terrorizmit Densus-88 njoftoi se arrestimet u kryen në qytetet Bogor, 50 kilometra larg Xhakartës dhe Bekasi, në lindje të zonës metropolitane të kryeqytetit”, njoftuan autoritetet.

 

 

papa françesku

Sondazh

Poll