Sport

E pabesueshme, Klopp rikthehet në pankinë…tek Dortmundi!

Kjo do të jetë hera e parë e ish-trajnerit të Liverpoolit në pankinë që nga përfundimi i aventurës së tij në Anfield sezonin e kaluar.

6 Shtator 2024, 18:35 Nga DOSJA
E pabesueshme, Klopp rikthehet në pankinë…tek Dortmundi!

GJERMANI - Jurgen Klopp do të rikthehet në detyrën si trajner këtë javë për ish-klubin e tij Borussia Dortmund. Klopp, por nuk ka të bëjë me rikthimin e tij si trajner i vërtetë tek ish-skuadra, por është thjesht për një ndeshje lamtumire që do të zhvillohet nesër.

Sidoqoftë, kjo do të jetë hera e parë e ish-trajnerit të Liverpoolit në pankinë që nga përfundimi i aventurës së tij në Anfield sezonin e kaluar.

Ndeshja e lamtumirës i kushtohet ish-lojtarëve të Dortmundit, Lukasz Piszczek dhe Jakub Blaszczykowski – të cilët të dy ishin pjesë e formacionit të Klopp.

Sa i përket trajnerit gjerman, ai pritet të bëjë një pushim për një vit para se të rikthehet nën menaxhim të ndonjë skuadre. Besohet se Klopp po e pret Real Madrdin, ndonëse nuk përjashtohej as Barcelona, por që tani ka marrë bashkëkombësin e tij, Hansi Flick.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll