Sport

Ramadani përpara ndeshjes me Ukrainën: “Jemi gati për një rezultat pozitiv!”

“Nuk e di a do të jem kapiten, e di trajneri. Edhe nëse do të jem do të ishte kënaqësi e madhe dhe do e mbaja me shumë ndër shiritin.” 

6 Shtator 2024, 17:34 Nga DOSJA
Ramadani përpara ndeshjes me Ukrainën: “Jemi gati për

ÇEKI - Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani u shfaq në krah të trajnerit Silvinjo, në konferencën e sotme për shtyp, në prag të duelit ndaj Ukrainës që do të luhet në Pragë. Në deklaratën e dhënë ndër të tjera 28-vjeçari u shpreh: 

“Atmosfera e ekipit është fantastike, jemi shumë të përqëndruar. Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Atmosfera e grupit është e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, e dimë pikën e fortë. Shpresoj që nesër të marrim rezultat pozitiv. Ne kur jemi në ekip jemi profesionist. Gjithmonë përqëndrohemi maksimalisht që të japim maksimumin. Jemi të përqëndruar për të bërë një ndeshje shumë të mirë. Ne jemi stërvitur shumë mirë gjatë javës, e dimë çfarë kundërshtari na pret nesër. Jemi të përqëndruar për të dhënë maksimumin dhe për të marrë rezultat pozitiv.

Sa i përket lojtarëve të rinj, Ramadani shtoi: “Lojtarët e rinj janë përshtatur mirë, janë duke bërë mirë në stërvitje si gjithë ne. Unë e kam parë që na kanë nxjerrë më pak të kuotuorit. Forca jonë është grupi, jemi ekip cilësor, do të bëjmë gjithçka për të arritur në krye të grupit.

Fakti që ai u shfaq përkrah trajnerit në konferencën për shtyp a e bën atë kapiten për ndeshjen e nesërme?

“Nuk e di a do të jem kapiten, e di trajneri. Edhe nëse do të jem do të ishte kënaqësi e madhe dhe do e mbaja me shumë ndër shiritin.” 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll