Sport

Sylvinho: “Nuk e kemi përgatitur ndeshjen për barazim, por për fitore!”

Tekniku brazilian theksoi se pavarësisht mungesave, ekipi ishte gati për të kërkuar maksimumin nga kjo sfidë.

6 Shtator 2024, 17:41 Nga DOSJA
Sylvinho: “Nuk e kemi përgatitur ndeshjen për barazim, por

ÇEKI - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shfaq sot para mediave duke komentuar përgatitjet e skuadrës kuqezi për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve që luhet në Pragë kundër Ukrainës. Tekniku brazilian theksoi se pavarësisht mungesave, ekipi ishte gati për të kërkuar maksimumin nga kjo sfidë. 

“Mungesat? Në punën e kombëtares ndodh. Kam parë që shumë ekipe të tjera kanë humbur lojtarë, është moment i vështirë pas Eurpianit. Kanë bërë pak pushime, kthehen, bëjnë fazë përgatitore, luajnë 2-3 ndeshje dhe vijnë në kombëtare. Kam lexuar që janë shumë që mungojnë. Edhe në Varshavë na ndodhi e njëjta gjë, por e ribëmë ekipin, por është mundësia për lojtarët e tjerë. Por më shqetëson diçka për lojtarët, janë shumë ndeshje, ata vijnë nga një Europian i vështirë dhe shumë prej tyre nuk kanë bërë pushimet.

Hoxha? Të gjithë lojtarët janë gati, kjo është ajo që duam ne, kemi edhe një stërvitje këtë pasdite, nesër paradite diçka të lehtë, të shohim. Nuk është e thjeshtë, ai nuk e ka nisur ende një ndeshje, e kemi afruar në mars, për dy miqësore se ne e kemi parë. Ai e nisi rrugëtimin e tij aty. Janë hapa, avash-avash, e rëndësishme është të rritet në një ekip. Nuk është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona. Ai është i rëndësishëm për ne, si të tjerët.

Sa i përket kundërshtarit të nesërm, trajneri Brazilian thekson: “Kur flasim për Ukrainën, flasim për grupin, një grup shumë i vështirë, me të katër ekipet që bënë një Europian të mirë. Rebrov është i aftë, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Çeparov, Mudrik, dy qendra, portieri… Janë teknikë, shumë fizikë dhe të organizuar, kanë bërë një Europian të mirë. Grupi ynë është shumë i vështirë, duhet ta përballojmë fizikisht se është skuadër e vështirë dhe shumë teknike. Asnjë trajner nuk përgatit një ndeshje për barazim, e përgatisim për fitore dhe ashtu e kemi përgatitur, më pas të shohim."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll