Art&Argëtim

Dasma private e MC Kreshës, reperi “detyron” të ftuarit të mbajnë gjithçka të fshehtë

15 Dhjetor 2019, 11:10 Nga DOSJA

KOSOVË- Këngëtari i njohur Kosovar,  MC Kresha mesa duket do t’i japë fund beqarisë ditën e sotme.

Sipas  Prive.al, nga e cila është publikuar lajmi se çdo të  ftuari në dasmën e Kreshës, i është kërkuar paraprakisht të mos postojnë asnjë foto apo  video nga dasma e tij.

Mësohet se reperi i njohur do të kurorëzojë  në martesë lidhjen e tij të dashurisë me Erzina Shehun.

Siç duket dyshja ka zgjedhur që dasma e tyre të mbetet sa më private, në një ceremoni ku të ftuar janë të afërmit dhe miqtë më të ngushtë.

Gjithashtu festa ka nisur që ditën e djeshme premte ku Erzina ka mbledhur familjaret dhe shoqet e saj, në natën e kanagjeqit siç e quajnë ata.

Ndërkohë fansat dhe mediat rozë tanimë janë gjithë sy e vesh për momentet më të bukura nga dasma e MC Kreshës.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz erzina shehu kosove martohet mc kresha mc kresha erzina shehu kosove martohet mc kresha mc kresha

Sondazh

Poll