Art&Argëtim

‘Marova mas teje’/ Fifi e pranoi më në fund, kënga që i bëri namin është dedikim, jo për Florin: I fillon emri me Xh

15 Dhjetor 2019, 09:32 Nga DOSJA
‘Marova mas teje’/ Fifi e pranoi më në fund, kënga

TIRANË- Këngëtarja e njohur Fifi është përfolur prej kohësh se është në një marrëdhënie me kantautorin e njohur, Flori Mumajesi.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar por në të njëjtën kohë as nuk e ka mohuar, lindin herë pas here dyshime në lidhje me raportin e tyre.

Teksa  Fifi  mori  pjesë në festivalin e “Këngës Magjike” me këngën e saj “Marova”, një tekst si të gjithë të tjerët ku figura e femrës është më poshtë se kurrë, duke ju lutur një mashkulli edhe nëse ai ka faj, u  tha në mediat rozë se kjo këngë i është kushtuar Florit.

Ndërsa së fundmi është pyetur në një intervistë se kujt i është  kushtuar një këngë e tillë, Fifi  ka reaguar duke folur për këtë çështje.

“Është dedikim për dikë, sigurisht.Gjendet kollaj se e kam në Instagram.”-ka thënë Fifi.

Por këngëtarja nuk ka zbuluar emrin e personit të cilit ia ka kushtuar këtë këngë. Veçse ajo ka treguar se një nga  inicialet e personit është gërma ‘Xh’.

Kjo mund të jetë një përgjigje nga ana e saj për të mos thënë të vërtetën ose është dikush që nuk i përket botës  së televizionit.

Pasi bëmë një kontroll në Instagramin e Fifit vihet re që janë disa djem që ju nis emri me ‘XH’ dhe që kënngëtarja i ndjek.
Xhuljo Tabaku, Xhon Tabaku, ku të dy janë me të njëjtin mbiemër që mund të jetë i njëjti person. Pastaj me “Xh”, nis edhe emri i menaxherit të Vipave, Xhani Demika.
Është dhe një tjetër që nga mbiemri kuptohet që i përket nënshtetësisë kosovare, Xhemajl Ademi. Mes këtyre 4 emrave që ajo ndjek në Instagram është edhe personi që ajo i ka kushtuar këngën.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fifi flori marova fifi flori marova

Sondazh

Poll