Sport

San Marino futet në histori me fitoren e saj të parë pas 205 ndeshjesh!

San Marino, fitorja e vetme e mëparshme e të cilit erdhi në një miqësore kundër të njëjtit kundërshtar në prill 2004, vulosi rezultatin historik me golin e Nicko Sensolit në minutën e 53-të.

6 Shtator 2024, 09:55 Nga DOSJA
San Marino futet në histori me fitoren e saj të parë pas 205

ITALI - San Marino arriti fitoren e parë zyrtare dhe fitoren e parë në më shumë se 20 vjet, duke mposhtur Lihtenshtejnin 1-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

San Marino, fitorja e vetme e mëparshme e të cilit erdhi në një miqësore kundër të njëjtit kundërshtarë në prill 2004, vulosi rezultatin historik me golin e Nicko Sensolit në minutën e 53-të.

Sensoli u hodh mes një kaosi në repartin e mbrotjes për të dërguar topin në rrjetën e pambrojtur në ato momente dhe për të ndezur festime të mëdha në Serravalle, më pas me statusin e skuadrës mike arritën të rezistonin edhe shtatë minuta të ankthshme deri në vërshëllimën përfundimtare, për të shkuar në krye të Grupit D1 të Ligës së Kombeve.

Skuadra që është e 210-ta në renditjen e FIFA-s, kishte fituar më parë vetëm një nga 205 ndeshjet ndërkombëtare. Rënia e tre fishtë e bilbilit q] sinjalizoi mbylljen e kohës së rregullt shkaktoi festime të papërmbajtshme ndërsa trajneri Roberto Cevoli dhe stafi i tij vrapuan në fushë. San Marino do të zbresë sërish në fushë në një miqësore të mërkurën, kur skuadrës së Moldavisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll