Sport

Botërori 2026/ Fitore surprizë e Bahrein në Australi. Japonia e ekzagjeron: shpartalloi Kinën 7-0! Palestina barazon në Kore...

Ndeshjet e para të fazës ë tretë të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026, nisin me surpriza.

6 Shtator 2024, 08:25 Nga DOSJA
Botërori 2026/ Fitore surprizë e Bahrein në Australi. Japonia e

JAPONI - Kanë nisur ndeshjet e para të fazës së tretë kualifikueseve, të zonës aziatike për Botërorin 2026. Madje tashmë kanë përfunduar tre ndeshje, me një rezultat mjaft befasues.

Në fakt, Bahreini fitoi 1-0 në Australi falë autogolit të Souttar në minutën e 89-të. Ndërkohë edhe Palestina gjithashtu arriti një sukses, duke barazuar 0-0 në transfertë ndaj Koresë së Jugut.

Sakaq, Japonia nga ana tjetër, respekton parashikimin dhe e mposht Kinën me një rezulat tenistik: ndeshja përfundon 7-0, ku Endo, Mitoma, Minamino (dopiedë), Ito, Maeda dhe Kubo, janë autorë të golave.

Rezultatet e ndeshjeve:
Australi - Bahrein 0-1
Japoni - Kinë 7-0
Koreja e Jugut - Palestinë 0-0

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll