Sport

Debati për listën e Topit të Artë vazhdon, futbollistët shprehin hapur zhgënjimin! - VIDEO!

France Football zbuloi listën e ngushtë me 30 lojtarë për Topin e Artë 2024 dhe debati se kush duhet të ishte përfshirë dhe kush jo – ende nuk është shuar.

5 Shtator 2024, 20:04 Nga DOSJA

Debati për listën e Topit të Artë vazhdon, futbollistët

GJERMANI - Serhou Guirassy i Shtutgatit, është një nga lojtarët që reagoi publikisht ndaj mospërfshirjes së tij në listën e ngushtë. Sulmuesi postoi disa emoji në platformën X. Duket se zhgënjimi i tij ishte i tepërt për fjalë! Për ata që nuk e dinë, sulmuesi nga Guinea pati një sezon të spikatur, duke shënuar 28 gola në 28 ndeshje të Bundesligës, vetëm Harry Kane i Bayernit të Mynihut shënoi më shumë.

Guirassy ndihmoi ish-skuadrën e tij, Shtutgartin, të përfundonte në vendin e dytë në renditjen e ligës, një pikë përpara Bayern Munichut.

Një rezultat i tillë meriton respekt, nuk do të jeni dakord? Gjithashtu edhe ylli i Realit të Madridit, Rodrygo Goes, reagoi në mënyrë të ngjashme , por ai shkoi në Instagram për të ndarë zhgënjimin e tij me një kolazh fotosh të sukseseve të tij në edicionin e shkuar.

Debati për listën e Topit të Artë vazhdon, futbollistët

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll