Sport

Icardi fillon “luftën” me Osimhen pa luajtur ende: “Qentë lehin për vëmendje…Luani dominon në heshtje…”

Nëse tifozët e Galatasaray-t shpërthyen për blerjen e Victor Osimhen, ka edhe nga ata që buzëqeshin më pak dhe mundohen të tërheqin vëmendjen në rrjetet sociale. E kemi fjalën për Mauro Icardin, i cili prej disa sezonesh është forca shtytëse e skuadrës turke me gola.

5 Shtator 2024, 19:19 Nga DOSJA

Icardi fillon “luftën” me Osimhen pa luajtur ende:

TURQI - Osimhen te Galatasaray, reagon Icardi: Luani dominon në heshtje”. Sulmuesi argjentinas tërheq vëmendjen me një dalje në Instagram në orët në të cilat e gjithë qendrat e vëmendjes ishte te ish-lojtari i Napolit

Nëse tifozët e Galatasaray-t shpërthyen për blerjen e Victor Osimhen, ka edhe nga ata që buzëqeshin më pak dhe mundohen të tërheqin vëmendjen në rrjetet sociale. E kemi fjalën për Mauro Icardin, i cili prej disa sezonesh është forca shtytëse e skuadrës turke me gola.

Në orët që flitej aq shumë për ardhjen e nigerianit, vjen postimi i ish-lojtarit të Interit në një version ‘kafshë’ në Instagram: “Luani dominon në heshtje, ndërsa qentë lehin për të tërhequr vëmendjen”.

Icardi fillon “luftën” me Osimhen pa luajtur ende:

Postimi i sulmuesit argjentinas nuk ishte edhe aq enigmatik, pasi ai donte të riafirmonte epërsinë e tij te Galatasaray, tashmë i rrezikuar nga ardhja e Viktor. Icardi në fakt donte të shënonte territorin e tij: tani do të jetë në dorën e trajnerit Okan Buruk të gjejë pozicionin e duhur në fushë, ndoshta duke luajtur me dy sulmues. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll