Sport

Manchester City fërkon duart me shpresë se mund t’i shpëtojë sanksioneve për 115 parregullsitë financiare!...

Fitoret juridike në ‘oborret’ e Everton, Leicester dhe Chelsea rrit besimin edhe te Skyblu…

5 Shtator 2024, 16:35 Nga DOSJA

ANGLI - Sanksionet janë një dhimbje koke për skuadrat e Premier League, por ai që është në më shumë vështirësi është Manchester City. 

Skuadra e Guardiolës po hetohet për 115 parregullsi, të cilat mund të çojnë edhe në ulje administrative. Megjithatë, ngjarjet e fundit kanë nxitur optimizëm te klubi për të dalë të padëmtuar, ose me sa më pak dëme të mundshme nga kjo situatë.

Në Angli nuk po i marrin lehtë sanksionet sportive. Ka disa skuadra që kanë pësuar humbje pikësh, si Evertoni, i cili humbi dhjetë (edhe pse në fund ishin gjashtë), ose Nottingham Forest, i cili humbi katër. Në rastin e Cityt, hetimi është aq serioz sa mund të përfundojë edhe me një rënie administrative.

Manchester City fërkon duart me shpresë se mund t’i

Megjithatë, fitoret e fundit ligjore të Chelsea, Leicester City dhe Everton e bëjnë klubin optimist. “Dhelprat” kanë shmangur humbjen e gjashtë pikëve për mosrespektimin e “fair-play”-it financiar. Për tre vjet nuk mund të kesh humbje më të mëdha se 105 milionë paund, por në një nga ato sezone, Leicester ishte në Kategorinë e Dytë të Anglisë, kështu që nuk do të plotësonte rregulloren e Premier League.

Një boshllëk i vogël ligjor që Leicester e ka përfituar për të shmangur sanksionet. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Evertoni, por në mënyra të tjera, sipas raportimeve nga Anglia. Me sa duket, ata do të ishin përgjegjës për kostot e gjykimeve.

Chelsea shpëton dhe City fërkon duart…

Blutë janë ata që kanë gjeneruar më shumë shpresa në Mançester, për shkak të ngjashmërisë në disa prej rasteve të tyre. Skuadra londineze po hetohej për një parregullsi të mundshme në llogaritë e saj, por në fund nuk kanë marrë asnjë sanksion.

Chelsea do të kishte akumuluar humbje mbi ato të lejuara, por shitja e dy hoteleve do t'i kishte ndihmuar ata të binin në përputhje. Këto operacione do të kishin ndodhur mes vetë klubit dhe pronarit, Todd Boehly. Megjithatë, hetimi ka konstatuar se shitjet janë bërë brenda një çmimi tregu, ndaj nuk do të cënonin asgjë, por do të përfitonin nga një zonë gri në normë.

Do të ishte e lehtë të fryhej pak çmimi për të balancuar më mirë llogaritë, por kjo mund të nënkuptojë humbje pikësh, ose pasoja të tjera në kompeticionet evropiane.

Diçka e ngjashme ndodh te Manchester City, pasi një e treta e sponsorëve të saj vijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që janë pikërisht pronarët e klubit. Do të hetohet nëse këto sponsorizime bazohen në një çmim tregu, apo janë fryrë për të përmirësuar gjendjen ekonomike të “Qytetarëve”.

Studimi i 115 parregullsive, të cilat shtrihen nga viti 2009 deri në vitin 2018, do të bëhet për dy ose tre muaj dhe vendimi përfundimtar pritet të jepet në fillim të vitit 2025. “Qiellorët”, për momentin, janë optimistë dhe të sigurt për të pasur sukses në një prej hetimeve më të mëdha në historinë e futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll