Bota

Polemika për foton me Kurtin/ Vjosa Osmani i përgjigjet Agim Veliut :Ta harrojë se i jap sqarime, raportin e kam me votuesit

14 Dhjetor 2019, 11:28 Nga DOSJA
Polemika për foton me Kurtin/ Vjosa Osmani i përgjigjet Agim Veliut

KOSOVË- Nënkryetarja e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të saj, Agim Veliut, i cili i ka kërkuar sqarime, lidhur me takimin e rastësishëm me Albin Kurtin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Osmani shprehet se një deklaratë e tillë është dashakeqe, e cila sipas saj është bazuar në gjëra të pavërteta.

“Deklaratë qëllimkeqe e tendencioze e bazuar në të pavërteta. E vërteta është  ajo që e kam thënë unë e bazuar edhe në vide e dëshmi. Komplikuesit e vërtetë tashmë dihen”, ka thënë Osmani për Express.

Më tej Vjosa Osmani ka shtuar se Agim Veliu duhet të harrojë që mund të marrë sqarime, pasi siç thotë Osmani, raporti i saj është me votuesit.

Për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, ka shtuar Osmani.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni agim veliu albin kurti vjosa osmani agim veliu albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll