Sport

Kaosi vazhdon te Chelsea: CEO largohet...

Nëse punësohet një CEO i ri, ky do të jetë i treti në klubin e Stamford Bridge, që kur konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, bleu Chelsean në pranverën e vitit 2022

5 Shtator 2024, 16:16 Nga DOSJA
Kaosi vazhdon te Chelsea: CEO largohet...

ANGLI - Shefi ekzekutiv i Chelseat, Chris Jurasek, është larguar nga posti pas një viti, një vendim që është duartrokitur nga tifozët e klubit, të cilët janë shumë kritikë ndaj menaxhimit të çmimeve të biletave nga Jurasek.

Jurasek, i cili mbërriti te Chelsea në maj 2023 nga Clearlake Capital, kompania që zotëron një pjesë të madhe të klubit, ishte përgjegjës për trajtimin e mosmarrëveshjeve me tifozët, menaxhimin e shitjeve të biletave, sponsorizimet dhe rimodelimin e stadiumit.

Sipas rrjetit britanik BBC, largimi i Jurasek ishte i “planifikuar” brenda klubit dhe është festuar nga tifozët jashtë tij.

"Është një ndryshim pozitiv që klubi duhet të përdorë për të rindërtuar besimin e tifozëve,"- tha grupi më i rëndësishëm i tifozëve të Chelsea.

Përveç rritjes së çmimeve të biletave, Jurasek iu desh të përballej me Chelsean, duke filluar dy sezone radhazi pa një sponsor kryesor në fanelën e tyre.

Nëse punësohet një CEO i ri, ky do të jetë i treti në klubin e Stamford Bridge që kur konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly bleu Chelsean në pranverën e vitit 2022 pas largimit të Roman Abramovich.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll