Sport

Për herë të parë pas 21 vitesh, mungon Messi dhe Ronaldo në listën e Topit të Artë!

Ajo që bie më së shumëti në sy është mungesa e Mesit dhe Ronaldos, ata që vendosën diktatin për vite me radhës, tashmë nuk e gjejnë veten në këtë listë prestigjioze.

4 Shtator 2024, 21:58 Nga DOSJA

Për herë të parë pas 21 vitesh, mungon Messi dhe Ronaldo

ZVICER - Tashmë është publikuar lista e plotë me lojtarët e nominuar për Topin e Artë 2024. Ceremonia do të mbahet më 28 tetor në Paris, ndërsa ka tre favoritë për të fituar çmimin më të madh individual. 

Vinicius Juniorr, Jude Bellingham dhe Rodri, janë 3 futbollistët që raportohet se janë në garë për të fituar Topin e Artë, ndërsa është një moment historik, pasi në listë është edhe Granit Xhaka. 

Për herë të parë pas 21 vitesh, mungon Messi dhe Ronaldo

Ajo që bie më së shumëti në sy është mungesa e Mesit dhe Ronaldos, ata që vendosën diktatin për vite me radhës, tashmë nuk e gjejnë veten në këtë listë prestigjioze. Kjo është hera e parë pas 21 vitesh që Mesi dhe Ronaldo nuk janë në listë. Nuk mungojnë as emrat befasues!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll