Aktualitet

Esmeraldi veproi me të tjerë për vrasjen e të atit? Në telefonin e tij u gjetën kontakte me faqe eskortash, si e pranoi 30-vjeçari autorësinë e krimin e rëndë

Hetimet për vrasjen morën kthesë kur jashtë banesës së tyre u gjet një kasafortë e thyer. Në banesë jetonin viktima me gruan e tij të dytë pasi nëna e fëmijëve kishte vdekur.

4 Shtator 2024, 18:23 Nga r.ll
Esmeraldi veproi me të tjerë për vrasjen e të atit? Në
esmerald dhe enver balla

DURRËS- Krimi në familjen Balla ka tronditur ditën e sotme Durrës, ku 30-vjeçari, Esmerald Balla ka vrarë me armë zjarri të babanë e tij, Enver Ballën dhe më pas ja ka hedhur trupin në një pus në tokat e tyre. Sipas raportimeve dyshohet se 30-vjeçari ka pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë në kryerjen e krimit.

Hetimet për vrasjen morën kthesë kur jashtë banesës së tyre u gjet një kasafortë e thyer. Në banesë jetonin viktima me gruan e tij të dytë pasi nëna e fëmijëve kishte vdekur. Me ta jetonin edhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

Kasaforta e thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientoi policinë drejt një krimi të mundshëm në familje. Dyshimet u vërtetuan kur u zbulua se mesazhi i dërguar djalit tjetër të viktimës në emigracion ku i shkruhej se babai kishte nisur jetë të re me një grua dhe të mos e kërkonin ishte dërguar nga vetë 30 vjeçari Esmerald Balla nga një adrese false që ai kishte hapur pikërisht për këtë qellim.

Pasi u vendos para fakteve 30-vjeçari pranoi krimin dhe tha se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë, konkretisht sipas tij bëhet fjalë për një shumë lekësh pre 7 500 000 lekë të rinj. Ndërkohë policia nga këqyrja e aparateve celular të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

enver balla esmerald balla vrasje ne durres

Sondazh

Poll