Art&Argëtim

Trejsi Sejdinin e merr malli për makinën e parë që i ‘bleu’ Leonard Duka: Lodra ime e vjetër (FOTO)

14 Dhjetor 2019, 16:49 Nga DOSJA
Trejsi Sejdinin e merr malli për makinën e parë që i

TIRANË– Modelja Trejsi Sejdini është përmalluar për makinën e parë që i ka blerë I dashuri I saj Leonard Duka. Në një postim në Instagram, Sejdini shihet që ka pozuar krah një makine super luksoze të llojit “Audi”.

E veshur me pellush të kuq, Trejsi e bën mjaft të dukshme faktin që është kombinuar me mjetin e saj, të cilin e quan ‘lodër’.

Kombinuar me lodrën time të vjetër,”– shkruan modelja krahas fotos dhe këtë përshkrim e shoqëron me një fytyrë të trishtuar, si për të treguar që i mungon kjo makinë.

Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon hapur jetën e saj luksoze. Pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, doli në pah edhe personi që fshihej pas të ardhurave marramendëse të modeles, i dashuri i saj Leonard Duka.

Duka rezulton se prej më shumë se 3 vitesh është një nga krerët e një prej bandave më të rrezikshme në Tiranë. Ai bashkë me të vëllain, Erlisin, paratë e përfituara në mënyra të paverifikuara ende, kanë investuar në disa biznese. Përveç lokalit në zonën e Freskut, Leonard dhe Erlis Duka, rezultojnë se janë pronarë të një kompanie e cila është bashkim i emrave të të dyve.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari. Megjithëse u arrestua në prill të këtij viti bashkë me ‘Gabelin’ Elvis Gaçaj, Leonard Duka, ia doli t’ia hidhte paq nga drejtësia.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz leonard duka trejsi sejdini leonard duka trejsi sejdini

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Dhjetor 2019, 09:43

Memorie.al publikon disa foto të rrallë dhe unike që nuk janë bërë publike, të cilat i përkasin vitit 1935 në periudhën e Monarkisë së Zogut, foto që na paraqes...