Aktualitet

‘Grup i struktuar kriminal i rryshfetit’/ Dalin pamjet ku 5 policë kapen duke marrë lekë në Sarandë (VIDEO)

Në postimin e tyre në Facebook, Piranjat kanë publikuar videon ku policët rrinë në grup duke pritur të marrin para nga shoferi të cilin e kanë ndaluar.

3 Shtator 2024, 21:40 Nga I.A

‘Grup i struktuar kriminal i rryshfetit’/  Dalin pamjet ku 5

SARANDË- Një skandal është publikuar ditën e sotme që përfshin Policinë e Shtetit. Një denoncim i Piranjave ka zbuluar pesë policë të Sarandës, të cilët janë kapur duke marrë ryshfet në mes të rrugës. Në postimin e tyre në Facebook, Piranjat kanë publikuar videon ku policët rrinë në grup duke pritur të marrin para nga shoferi të cilin e kanë ndaluar.

Postimi i Plotë:

Policia e shtetit kapet duke marrë lekë, në mes të qytetit të Sarandës. Jo një, por pesë policë, si një grup i struktuar kriminal i rryshfetit. Ne presim nga ministri i ri i brendshëm që të tregojë vullnetin e duhur për të pastruar radhët e policisë nga elementë të tillë.

Ky nuk është skandali i parë që ka përfshirë Policinë në nivele të tilla, ku shumë raste janë denoncuar në lidhje me marrje ryshfeti. Ndërkohë që ka dhe raste të tjera që Policia është e treguar e njëanshme në lidhje me ngjarje të caktuara kriminale, siç ishte dhe sherri i ndodhur disa ditë më parë në Palasë, ku Policia nuk ka dhënë njoftim të plotë mbi ngjarjen.  

policia e sarandes

Sondazh

Poll