Aktualitet

FOTO/ Nis protesta e banorëve për rrugën Thumarë-Kashar, banorët përplasen me Policinë

Ata janë duke protestuar kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.

3 Shtator 2024, 18:28 Nga I.A
FOTO/ Nis protesta e banorëve për rrugën Thumarë-Kashar,
Protesta

TIRANË- Protesta e banorëve në aksin Thumanë-Kashar ka nisur pasditen e sotme. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish në protestë në lidhje me rrugën Thumanë-Kashar. Ata janë duke protestuar kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.

Ashtu si në protestat e shkuara ka patur përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në autostradë. Banorët e zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re. Ata kërkojnë nga institucionet që të marrin masa dhe tu krijohet aksesi, pasi autostrada e re ka kthyer në një aks të “vdekur” rrugën e vjetër dhe si pasojë po ju falimentojnë edhe bizneset Por deri më tani qytetarët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

proteste ne aksin thumane-kashar

Sondazh

Poll