Aktualitet

Protestuesit me strategji në Thumanë-Kashar, ia nisin me vrap në autostradë, policia i ndjek nga pas

Ndërkohë që policia i ka ndjekur nga pas dhe më pas kanë negociuar që të lirohet autostrada. 

3 Shtator 2024, 19:21 Nga I.A
Protestuesit me strategji në Thumanë-Kashar, ia nisin me vrap në
Protestuesit

TIRANË- Protestuesit ditën e sotme në aksin Thumanë-Kashar duket se kanë shkuar me strategji ndyrshe. Protestuesit ia kanë marrë me vrap drejt autostradës duke e bllokuar fare atë. Ndërkohë që policia i ka ndjekur nga pas dhe më pas kanë negociuar që të lirohet autostrada. 

Ashtu si në protestat e shkuara ka patur përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në autostradë. Banorët e zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re. Ata kërkojnë nga institucionet që të marrin masa dhe tu krijohet aksesi, pasi autostrada e re ka kthyer në një aks të “vdekur” rrugën e vjetër dhe si pasojë po ju falimentojnë edhe bizneset Por deri më tani qytetarët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

proteste ne thumane-kashar

Sondazh

Poll