Politike

"Greqia ka fituar", Beleri: Marrëveshja e detit e dakorduar nga Rama më e mirë se ajo e Berishës

Beleri tha në "Çim Peka Live" se marrëveshja e detit e dakorduar nga Rama është më e mirë për Greqinë se ajo e Berishës në vitin 2009. Ai tha se në mënyrë të njëanshme qeveria e mëparshme greke shtyu 12 milje në Jon brigjet e veta dhe sipas tij Shqipëri kjo u pranua. 

2 Shtator 2024, 22:31 Nga r.ll
"Greqia ka fituar", Beleri: Marrëveshja e detit e dakorduar nga
fredi beleri

HIMARË- Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar se Greqia me Edi Ramën ka fituar me "Marrëveshjen e Detit".

Beleri tha në "Çim Peka Live" se marrëveshja e detit e dakorduar nga Rama është më e mirë për Greqinë se ajo e Berishës në vitin 2009. Ai tha se në mënyrë të njëanshme qeveria e mëparshme greke shtyu 12 milje në Jon brigjet e veta dhe sipas tij Shqipëri kjo u pranua. 

PJESË NGA INTERVISTA 

Peka: Unë dyshoj në mos edhe ju jeni edhe përdorur edhe lëshuar nga Athina, se Edi Rama nëpërmjet jush krijoi këtë konflikt nëpërmjet jush për tu vizatuar si patriot i madh te shumica e komuniteti këtu, që ndërkohë kur të vijë koha kur ai të bëjë lëshime për marrëveshjen e madhe të detit, të mos e akuzojmë dot për tradhti kombëtare sespe Edi Rama është ai që bëri luftë me Greqinë se arrestoi Fredi Belerin.

Beleri: Nuk janë kaq naiv shqiptarët. Janë lodhur nga mungesa e demokracisë, nga problemet tona. Historia është shumë e madhe. Zoti Berisha dhe ekspertë që e njohin çështjen e detit që Shqipëria nuk ka kurrë më të mirë që të marrë një marrëveshje më të mirë se ajo e 2009-ës. Propagandistët e qeverisë fillojnë dhe thonë që mbrojti detin. Nga se e mbrojti?

Peka: Por Greqia mund të marri një marrëveshje më të mirë për detin se ajo e 2009-ës me Ramën!

Beleri: Po e ka marrë. Me 12 miljet e ka marrë. Në mënyrë të njëanshme qeveria e mëparshme greke shtyu 12 milje në Jon brigjet e veta. Në Shqipëri kjo u pranua. Këtu gazetarët merren me SPAK që do shpëtojë Shqipërinë. 

fredi beleri marreveshja e detit me greqine

Sondazh

Poll