Politike

Fredi Beleri: Gjatë këtyre 16 muajve më kanë ofruar të lë mandatin për të dalë nga burgu

Sipas tij kryeministri Edi Rama ishte i vendosur të mos ja linte bashkinë e Himarës Partisë Demokratike. 

2 Shtator 2024, 21:06 Nga r.ll
Fredi Beleri: Gjatë këtyre 16 muajve më kanë ofruar të
fredi beleri

HIMARË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri po realizon mbrëmjen e sotme intervistën e parë pas daljes nga burgu ku vuajti dënimin për blerje votash. 

Beleri tha për Çim Peka Live se gjatë kohës që ishte i burgosur ka marrë disa oferta për të lënë mandatin në këmbim të lirimit nga qelia. Sipas tij kryeministri Edi Rama ishte i vendosur të mos ja linte bashkinë e Himarës Partisë Demokratike. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Në kohën që ju keni qënë në qeli, ka pasur negociata me ju që të dorëzoni mandatin dhe ju të liroheni?

Beleri: Javën e parë në takim me zyrtarë nga partnerët tanë kryesorë, vëllai im dhe djali im më thanë në tavolinë, zgjidhni të bëhet kryetar një nga ju të dy pasi atë nuk e lëmë, të japë dorëheqjen të dalë nga burgu. Nuk e kam pranuar. Të gjithë e dinë dhe në Athinë dhe në Tiranë. Gjatë këtyre 16 muajve kisha gjithmonë oferta për të dhënë dorëheqjen nga mandati me shkëmbim lirinë time.

Pyetje: Pra i është premtuar djalit tuaj dhe vëllait tuaj, njëri prej jush mund të bëhet kryetar bashkie...

Beleri: Me letër, javën e parë...

Pyetje: Si është e mundur që Edi Rama e paska personale vetëm me ju dhe jo me familjen tuaj.

Beleri: Edi Rama është e qartë se nuk do e linte bashkinë te PD te opozita, nuk e ka fare personale me mua. Ai ishte mashtrimi i radhës.

Gjykata e Fierit ka vendosur sot që Beleri të lirohet me kusht, edhe pse kishte ende dhe 6 javë nga koha e dënimit për të vuajtur. Tre seancat e mëparshme për lirimin e Belerit kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.  Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë. 

fredi beleri

Sondazh

Poll