Bota

Të shtëna me armë zjarri në një tren në Çikago, katër persona humbin jetën

Githashtu hetuesit po punojnë për të shqyrtuar ngjarjen e rëndë e cila ndodhi në dy vagonë ​​treni.

2 Shtator 2024, 21:41 Nga E. D
Të shtëna me armë zjarri në një tren në
foto ilustruese

ÇIKAGO- Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave në një tren në Chikago. Policia thotë se një i dyshuar është arrestuar dhe se beson se të shtënat ishin një incident i izoluar. 

“Viktimat, ata ishin të gjithë pasagjerë në tren herët këtë mëngjes. Treni ishte në lëvizje gjatë rrugës për në Forest Park.,” tha zëvendës shefi i Forest Park, Chris Chin.

Githashtu hetuesit po punojnë për të shqyrtuar ngjarjen e rëndë e cila ndodhi në dy vagonë ​​treni.

 “Edhe pse ky ishte një incident i izoluar, ky akt i urryer dhe flagrant dhune nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, e lëre më në një tren të transportit publik”, tha autoriteti i transportit.

te shtena me arme zjarri ne cikago

Sondazh

Poll