Bota

Supremja në Brazil mban në fuqi vendimin për ta bllokuar platformën X

“X” do të qëndrojë i bllokuar derisa t’i përmbushë urdhrat e gjykatave dhe të paguajë gjobat e papaguara që nga java e kaluar që i kaluan shifrat e 3 milionë dollarë.

2 Shtator 2024, 21:32 Nga DOSJA
Supremja në Brazil mban në fuqi vendimin për ta bllokuar
fotot ilustruese

BRAZIL- Paneli i Gjykatës Supreme të Brazilit të hënën ka mbajtur në fuqi unanimisht vendimin e një gjykate braziliane për të bllokuar platformën “X” në shtetin brazilian. Gjithashtu paneli votoi të hënën në një seancë virtuale.

“X” do të qëndrojë i bllokuar derisa t’i përmbushë urdhrat e gjykatave dhe të paguajë gjobat e papaguara që nga java e kaluar që i kaluan shifrat e 3 milionë dollarë.

Po ashtu gjyqtari Alexandre de Moraes ka caktuar një gjobë ditore prej 8900 dollarë për personat apo njerëzit që përdorin VPN për të hyrë në “X”. Javën e kaluar një gjykatë në Brazil vendosi të bllokonte platformën pasi nuk kishte caktuar një përfaqësues ligjor lokal siç kërkon ligji.

platforma x

Sondazh

Poll