2 Shtator 2024, 21:51
Nga r.ll
spiro naumi
KORÇË- Kemi shkuar në Korçë, për të takuar Spiro Naumin, 86 vjeç dhe Liljanën 77 vjeçe, dy bashkëshortë, që kanë 58 vjet të martuar. Marrëdhënia e tyre, siç ata pohojnë, fatkeqësisht është krisur. Të moshuarit thonë se nuk kanë vendosur të divorcohen, por të mos jetojnë më bashkë në banesën e tyre. Prej disa kohësh secili banon në dhoma të ndara, ndërsa Spiro i kërkon bashkëshortes, që të lirojë dhomën dhe të largohet.
“Në 2023, bashkëshorti se unë isha me djalin e madh se ishte në Gjermani dhe vija këtej që haja mëngjesin. Bëja andej dhe kaloja këndej. Në 6:30 kur vij unë gjej divanet të nxjerrë. Bashkëshorti më kishte nxjerrë, me një punëtor. Më përpara shumë mirë kemi shkuar. Edhe fjalët që thotë i kam bërë shumë lëshime sepse burri nuk i thotë gruas as shërbëtore, as kështu të bëjë se s’bën, unë jam pronar. Pse ai është pronar dhe unë s’jam pronare?”, shprehet nënë Liljana.
Liljana, nga ana tjetër shprehet, se pasuria është e përbashkët, ndaj nuk ka ndërmend të ikë. 86-vjeçari pretendon se mungesa e raportit intim prej gati 20 vitesh, ka sjellë në këtë situatë.
“Unë banoj këtu, zonja banon atje. Unë kam dy shtëpi. Ishte bashkëshortja. Grua ishte, grua le të mbetet, por në letër mbetet. Unë kam 6 hyrje, si mund të rri këtu në këtë dhomë? Domethënë të izolohem unë? Ajo është për vete, atë e ndihmojnë kur ngarkohet, nipërit thërret. Vetë lahem, vetë mirëmbahem”, thotë zoti Spiro.
Ndërsa sipas Liljanës, ajo nuk i plotësonte dot nevojat, pasi ishte e zënë me rritjen e nipërve e mbesave.
“Mbaja 4 fëmijë. Nuk kisha mundësi të rrija me atë unë. O do mbaja fëmijët, o do rrija me atë… që të kisha marrëdhënie intime me të. Isha shumë e tejlodhur, unë duhet të rrija mirëmbaj fëmijët. Kisha dhe dyqan. Le të kërkonte. S’kërkonte gjë dhe ai. Mjaftonte mos u preukoponte me punët e shtëpisë. Tashi iu kujtua. Ai dëgjon marrëdhëniet me seks. Ule zërin se të dëgjojnë nipërit, është turp. Nuk po i bën njeri shamatë, vetë është i lirë ama mos të kërkojë nga unë qiqra në hell”, thotë nënë Liljana.
“Stop” i vuri përballë dy të moshuarit, për të kuptuar problematikën dhe synuar gjetjen e gjuhës së përbashkët.
Liljana: Kur do ai të flasë flet. Kur s’do, mbylle gojën ti se unë jam pronar.
Gazetari: Zoti Spiro pretendon që ti do të ndahesh?
Spiro: Është ndarë more, çfarë llafos ti. Është ndarë more, pensionin e ha vetë. Nuk paguan as drita, as ujë.
Liljana: Për kë i konsumoj dritat dhe ujë?
Spiro: Pse më rri ti mua këtu për të shfrytëzuar dritën, ujin dhe atë?
Liljana: Për të bërë shërbim ty, të të laj ty.
Spiro: Unë kam dy shtëpi. Njërën të vesh të banosh ti, njërën do rri vetë. Edhe këtu do fus shërbyesin.
Liljana: Jo këtu do të jesh më vete që unë të mos shoh çfarë veprimesh bën ti. Pse duhet të më përcjellësh nga shtëpia kur unë kam punuar me këto krahë, kam ndërtuar tre palë shtëpi siç thua ti. Unë kam investuar për këto shtëpi. Kam punuar tërë jetën, ta kam dhënë ty dhe qindarkën e fundit.
Liljana: E dua dhe nuk ndahem unë tani nga burri sepse unë jam, po them do bëhem stërgjyshe.
Spiro: Ka shumë qëllime të liga.
Gazetari: Mos ke qëllime të tjera ndoshta për të marrë grua tjetër?
Spiro: Nuk kam. Po të kisha marrë do e kisha marrë. Ajo s’ka pse rri.
Gazetari: Ajo të do zoti Spiro!/Marrë nga Tv Klan
korce
Aktualitet
2 Shtator 2024, 21:32
r.ll
drejtoret e 5D
TIRANË- Paratë e fituara në tendera të dyshimtë korruptive shoqëria “5D” i ka investuar në pa...
Aktualitet
2 Shtator 2024, 21:08
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranagat e policisë italiane. Siç raportohet shqiptari ish...
Aktualitet
2 Shtator 2024, 20:43
r.ll
aksidenti
KORÇË- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbëmjen e sotme në aksin Korçë – Pogradec. Sipa...
Aktualitet
2 Shtator 2024, 19:56
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Me konstatimin se tentuan të mbajnë lidhje me anëtarë të grupeve kriminale jashtë qelive duke dh...
Aktualitet
2 Shtator 2024, 19:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri disa ndryshime në “Ligjin për urdhrin e mjekëve”, kanë nxitur një d...
Aktualitet
2 Shtator 2024, 17:50
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Qytetarët e Krujës ditën e sotme kanë zhvendosur protestën e tyre përpara Kuvendit, teks...
Aktualitet
2 Shtator 2024, 17:10
S.B
pamje nga protesta
TIRANË- Banorët e Thumanës janë mbledhur ditën e sotme para Kuvendit për të protestuar. Me panka...
Aktualitet
2 Shtator 2024, 16:53
E. D
pamje nga aksidenti
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në unazën jugore të Elbasanit. Mësohet se në aks...
Aktualitet
2 Shtator 2024, 16:36
Elton Qyno
Melisa Trëndafili dhe Elton Trendafili
KORÇË- Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tent...
Aktualitet
2 Shtator 2024, 15:44
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një shqiptar, një maroken dhe një italian, të tre banues në Itali janë shpallur në kërk...