Aktualitet

Protesta për rrugën Thumanë- Kashar/ Qytetarët para Kuvendit: Rama fshihet si mi, nuk ngopet me para!

Banorët shprehen para Kuvendit se Rama mbetet një nga ata zyrtar që shantazhon dhe bën masakra mbi popullin.

2 Shtator 2024, 17:50 Nga E. D
Protesta për rrugën Thumanë- Kashar/ Qytetarët para
pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët e Krujës ditën e sotme kanë zhvendosur protestën e tyre përpara Kuvendit, teksa paralelisht ka nisur edhe sesioni i ri parlamentar. Banorët shprehen para Kuvendit se Rama mbetet një nga ata zyrtar që shantazhon dhe bën masakra mbi popullin.

Sipas qytetarëve të Krujës Rama në vend që të vinte dhe të përballej me ta ndaj kërkesave të vazhdueshme të tyre për akses në autostradën Thumanë-Kashar, ikën dhe nuk pranon negociata me banorët.

"Ju cënon e shnatazhon jetën, bën masakra me popullin. Të gjithë rrinë nëpër stola e s’protestojnë për jetën. Do hysh në histori si maskarai më i madh, që kërcënon media, që e mbajnë veten për media e lirë. Ju jeni media më e korruptuar e Ramës, turp për popullin e Ramës, që fshihet si mi e s’na jep përgjigje. Me votën e  popullit është vendos, nuk ngopet me pare, në burg do i marrësh masakara," tha një nga protestuesit para Parlamentit. 

 

protesta para kuvendit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2024, 13:27 I.A

'El Chapo' i Shqipërisë

TIRANË- Prej kohësh qarkullojnë informacione rreth një dosje “eksplozive” në duart e SPAK. Përgjimet e Sky ECC kan&e...