2 Shtator 2024, 14:53
Nga M.B
Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.
FINLANDA- Qeveria e Finlandës po propozon që të ndalojë shumicën e qytetarëve rusë që të blejnë prona në këtë shtet nordik. Ky propozim është bërë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, tha ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, më 2 shtator. Raportet me Finlandës dhe Rusisë fqinje janë përkeqësuar që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Kjo luftë nxiti Helsinkin që të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.
Ndalesa e propozuar për blerjen e pronave të patundshme nuk parashihet të prekë qytetarët me shtetësi të dyfishtë dhe rusët që kanë leje të përhershme banimi në Finlandë apo në shtetet të tjera të Bashkimit Evropian. Ekspertët fillimisht do ta vlerësojnë këtë ndalesë të propozuar dhe më vonë të dërgohet për votim në Parlament.
“Rregulloret synojnë të parandalojnë ndikimin e mundshëm armiqësor ndaj Finlandës”, tha Hakkanen gjatë një konference për media.
Finlanda veçse është duke monitoruar rreth 3.500 prona që janë të lidhura me pronarë rusë, tha ministri i Mbrojtjes, pa dhënë më shumë detaje. Helsinki për një kohë të gjatë ka synuar që të ndalojë rusët që të blejnë prona pranë vendndodhjeve strategjike, për shkak të raporteve mes dy shteteve. Tetorin e vitit të kaluar, Finlanda ndaloi tri blerje të pronave nga rusët, ndërkaq në janar të këtij viti edhe tri të tjera.
Finlanda ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë. Ky shtet ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me Rusinë dhe ka akuzuar Kremlinin se po përdor migrimin si armë, duke i inkurajuar emigrantët aziatikë dhe afrikanë që të kërkojnë azil në Finlandë./ REL
finlanda
Bota
2 Shtator 2024, 14:45
M.B
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,...
Bota
2 Shtator 2024, 14:14
M.B
Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
KOSOVA- Charles ...
Bota
2 Shtator 2024, 12:52
M.B
Udhëheqësit e AfD-së, lice Weidel dhe Tino Chrupalla pas përfundimit të një konference për media në Berlin më 2 s...
Bota
2 Shtator 2024, 12:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KOSOVA- Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e shkuar në Prishtinë ku nga n...
Bota
2 Shtator 2024, 12:06
S.B
Pamje nga Titanic
KANADA- Një ekspeditë e re ka zbuluar ndryshimet e dukshme që anija e famshme e Titanikut ka pësuar. Humbja e pa...
Bota
2 Shtator 2024, 12:07
M.B
Foto ilustruese
DETI I KUQ- Dy anije dyshohet se janë sulmuar nga rebelët jemenas, Huthi, në Detin e Kuq, thanë autoritetet. Anijet u s...
Bota
2 Shtator 2024, 12:01
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Rusia ka kryer sulme me dronë, me raketa lundruese dhe balistike ndaj Kievit mëngjesin e 2 shtatorit, tha kryetari i kry...
Bota
2 Shtator 2024, 11:50
I.A
Fredi Beleri
GREQI- Mediat greke kanë raportuar vendimin e Gjykatës së Fierit për tu liruar nga burgu. Kathimerini shkruan se pas ...
Bota
2 Shtator 2024, 11:11
S.B
foto ilustruese
ZVICËR- Imagjinoni të merrni një mollë por në vend që ta kafshoni, mbani farat dhe hidhni pjesën tj...
Bota
2 Shtator 2024, 11:02
I.A
Premtim Gashi
KOSOVË- Premtim Gashi është viktima e një përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë mbrëmjen e kal...