2 Shtator 2024, 08:47
Nga M.B
Salih Sekiraqa (i plagosur), Robert Llumnica (i plagosur), Premtim Gashi (i vrarë) dhe Korab Gashi (i plagosur)
KOSOVA- Mediat në Kosovë raportojnë për detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së shkuar ku mes dy grupeve pati të shtëna me armë zjarri në Prishtinë. Sipas Sinjali.com, të përfshirë në ngjarje janë familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt prej kohësh. Gjithashtu kjo media raporton se ky konflikt i armatosur la të vdekur një person dhe pesë të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen. Sinjali.com raporton se personi që mbeti i vrarë, bazuar në informacionet që posedojnë organet e rendit dyshohet se është Premtim Gashi. Konfirmimi i identitetit nuk është bërë mbrëmë menjëherë në vendin e ngjarjes për shkak se i vrari nuk kishte dokumente identifikuese me vete. Gjithashtu raportohet se në momentin e ngjarjes, vitikma kishte me vete një kallashnikov.
Konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë, të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh. Raportohet po ashtu se nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.
Bashkë me Sekiraqën u lënduan edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar). Gjithashtu bëhet me dije se në gjendje më të rëndë shëndetësore janë të plagosurit Llumnica dhe Ademi.
kosova
Bota
2 Shtator 2024, 08:26
M.B
Familja
ITALIA- Autoritetet italiane nuk po gjejnë dot motivin që nxiti 17-vjeçarin e cilësuar si “Anjshtanji i ri”,...
Bota
2 Shtator 2024, 07:54
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LINDJE E MESME- Ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, që shkaktoi luft...
Bota
2 Shtator 2024, 07:44
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KOSOVA- Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një ...
Bota
2 Shtator 2024, 07:34
M.B
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe patriarku Kirill.
RUSIA- Muajin e kaluar, në ditën e njëjtë kur ligjvënësit ukr...
Bota
1 Shtator 2024, 22:51
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë përpjekje për të mbrojtur k...
Bota
1 Shtator 2024, 22:43
M.B
Foto ilustruese
SHKUP- Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut se ekziston mundësia e shfuqizimi...
Bota
1 Shtator 2024, 22:38
M.B
Kamala Harris
SHBA- Kritikët e Nënpresidentes Kamala Harris thonë se asaj i mungojnë kualifikimet për t’u bërë pre...
Bota
1 Shtator 2024, 22:07
M.B
Foto ilustruese
POLONIA- Polonia përkujtoi të dielën 85 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore me një ...
Bota
1 Shtator 2024, 21:55
M.B
Ebrahim Raisi
IRAN- Aksidenti me helikopter në të cilin vdiq presidenti iranian Ebrahim Raisi, më 19 Maj të kët...
Bota
1 Shtator 2024, 21:37
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraelitët dolën të shtunën në mbrëmje në rrugët e vendit për të shp...