Bota

VIDEO/ Përplasje me armë zjarri në mes të Prishtinës, 5 të plagosur, dyshohet për një person të vrarë

Mediat në Kosovë se shkak për këtë përplasje të armatosur dyshohet se janë bërë konflikte të mëparshme.

2 Shtator 2024, 07:44 Nga M.B
VIDEO/ Përplasje me armë zjarri në mes të Prishtinës, 5
Foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVA- Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë zjarri në lagjen Aktash në Prishtinë. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se shkak për këtë përplasje të armatosur dyshohet se janë bërë konflikte të mëparshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 teksa drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka deklaruar se në QKUK janë dërguar pesë të plagosur.

“Janë sjellë pesë të plagosur, të cilët po trajtohen. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Syla.

Të plagosurit janë identifikuar si Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi. Momentalisht nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës mbi këtë rast.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

kosova

Sondazh

Poll