Bota

Zgjidhet misteri! Vdekja e presidentit iranian/ Shkak i rrëzimit të helikopterit, moti i keq dhe mjegulla

Anëtarët e komitetit, të përbërë nga ekspertë ushtarakë dhe shtetërorë, shqyrtuan kushtet teknike, inxhinierike, elektronike dhe të lundrimit të helikopterit të rrëzuar, pa konstatuar asnjë defekt në pajisjen apo mirëmbajtjen e tij, që nga momenti i marrjes në dorëzim.

1 Shtator 2024, 21:55 Nga M.B

 

Zgjidhet misteri! Vdekja e presidentit iranian/ Shkak i rrëzimit të
Ebrahim Raisi

IRAN- Aksidenti me helikopter në të cilin vdiq presidenti iranian Ebrahim Raisi, më 19 Maj të këtij viti, ndodhi për shkak të motit të keq dhe mjegullës, sipas hetimeve të fundit. Sipas mediave vendase, formimi i papritur i një mase të trashë dhe të dendur mjegull shkaktoi rrëzimin e helikopterit “Bell 212”, në të cilin Raisi po udhëtonte së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdolahian dhe gjashtë pasagjerë, të cilët gjithashtu vdiqën në këtë ngjarje, në provincën e Azerbajxhanit Lindor.

Anëtarët e komitetit, të përbërë nga ekspertë ushtarakë dhe shtetërorë, shqyrtuan kushtet teknike, inxhinierike, elektronike dhe të lundrimit të helikopterit të rrëzuar, pa konstatuar asnjë defekt në pajisjen apo mirëmbajtjen e tij, që nga momenti i marrjes në dorëzim.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit raportoi tashmë në momentin e aksidentit se nuk kishin gjetur shenja të dyshimta në aksident, përveç faktit se pajisja ndoqi planin e fluturimit, pa gjetur vrima plumbash në pajisje apo gjurmë zjarri, pasi avioni ishte rrëzuar.

iran

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2024, 15:40 M.B

Rusia: Kemi rrëzuar 150 dronë ukrainas

Foto ilustruese RUISA- Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan dhe shkatërruan 158 dronë, mes tyre dy mbi Moskë dhe ...