Sport

Tirana nuk i ndahet barazimeve, Dinamo merr fitoren e parë!

Ndeshja që u luajt paralelisht ishte ajo mes Dinamos dhe Elbasanit, ku blutë morën fitoren e parë të këtij sezoni. Ata triumfuan me shifrat 2-1 pavarësisht se ngelën me 10 lojtarë.

1 Shtator 2024, 22:26 Nga DOSJA
Tirana nuk i ndahet barazimeve, Dinamo merr fitoren e parë!

DURRES - Supersfida Tirana-Egnatia është mbyllur në barazimin 1-1 e vlefshme për javën e tretëtë Kategorisë Superiore.

Zejnullai zhbllokon ndeshjen që në minutën e 16-të përkampionët rrogozhinas dhe me ato shifrq 1-0 mbyllen 45 minutat ndeshjes së zhvilluer në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

Me fillimin e pjesës së dytë me të njëjtën skemë dhe formë, barazojnë bardheblutë e Bledi Shkëmbit, me anë të Jarmounit. Në të gjithë minutat e mbetura deri në fund të takimit të dyja skuadrat tentuan ta fitonin ndeshjen me disa raste të krijuara në portat respektive, por pa rezultat dhe takimi u mbyll m eshifrat 1-1. Ky ishte barazimi i tretë për Tiranën në tre javë të këtij edicioni ku ka grumbulluar 3 pikë ndërkohë që Egnatia që vinte pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para ndalet këtë javë duke marrë vetëm 1 një pike.

Ndeshja që u luajt paralelisht ishte ajo mes Dinamos dhe Elbasanit, ku blutë morën fitoren e parë të këtij sezoni. Ata triumfuan me shifrat 2-1 pavarësisht se ngelën me 10 lojtarë.

Ditën e djeshme u zhvilluan tre sfidat ku Partizani në transfertë mposhti Teutën me shifrat 2-0 dhe Skënderbeu iu fal golit të Janaqit kundër Vllaznisë. Sfida mes Laçit dhe Bylisit nuk prodhoi fitues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll