Bota

E djathta ekstreme drejt fitores së parë që nga Lufta e Dytë Botërore? Exit poll-et trondisin Gjermaninë, AfD në krye gjatë zgjedhjeve lokale në Tyringen

AfD do të fitojë 30.5% të votave, thotë exit poll për transmetuesin publik ARD, gjashtë pikë përpara CDU-së konservatore dhe shumë përpara tre partive qeverisëse të Gjermanisë.

1 Shtator 2024, 19:18 Nga M.B
E djathta ekstreme drejt fitores së parë që nga Lufta e Dytë
Foto ilustruese

GJERMANIA- Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, është në rrugën e fitores së zgjedhjeve lokale në Tyringen, sipas exit poll-eve. AfD do të fitojë 30.5% të votave, thotë exit poll për transmetuesin publik ARD, gjashtë pikë përpara CDU-së konservatore dhe shumë përpara tre partive qeverisëse të Gjermanisë.


Nëse rezultatet paraprake konfirmohen, kjo do t’i jepte të djathtës ekstreme fitoren e parë në Parlament që nga Lufta e Dytë Botërore, megjithëse nuk ka gjasa të jetë në gjendje të formojë një qeveri në Tyringen. AfD është gjithashtu afër CDU-së konservatore në zgjedhjet në Saksoni.

Sondazhi rendit CDU-në me 31.5% dhe AfD-në me 30% në Saksoni, përsëri shumë përpara tre partive që drejtojnë qeverinë kombëtare. Kandidati kryesor i AfD-së në Tyringen, Björn Höcke, është një figurë shumë e diskutueshme në Gjermani. Rezultatet në Saksoni dhe Tyringen pritet të jenë katastrofike për tre partitë në pushtet në koalicionin e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz.

gjermania

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2024, 15:40 M.B

Rusia: Kemi rrëzuar 150 dronë ukrainas

Foto ilustruese RUISA- Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan dhe shkatërruan 158 dronë, mes tyre dy mbi Moskë dhe ...