Aktualitet

Protesta në autostradën Thumanë-Kashar, banorët: Çështjen do ta çojmë në SPAK, policia të lirojë protestuesit e arrestuar

Ata janë shprehur se protestat do të vijojnë derisa të gjendet zgjidhje, ndërsa kanë fimosur kallëzimin penal që do të dërgojnë në SPAK lidhur me çështjen.

30 Gusht 2024, 19:41 Nga r.ll
Protesta në autostradën Thumanë-Kashar, banorët:
protesta

THUMANË- Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po vijojnë me protestën në autostradën Thumanë- Kashar, ku kërkojnë të kenë akses në rrugën e re. 

Ata janë shprehur se protestat do të vijojnë derisa të gjendet zgjidhje, ndërsa kanë fimosur kallëzimin penal që do të dërgojnë në SPAK lidhur me çështjen e aksesit në autostradë.

“Ne e kemi tepër të nevojshëm aksesin në autostradë. Pa ketë akses, bizneset tona do të falimentojnë. Do ta çojmë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë”, kanë thënë banorët.

Banorët po ashtu i kanë bërë thirrje policisë të lirojnë protestuesit e arrestuar pasi sipas tyre tre janhë shoqëruar nga forcat e policisë. 

protesta ne autostraden thumane-kashar

Sondazh

Poll