Aktualitet

Kërkojnë akses në autostradën Thumanë- Kashar, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në protestë

Kjo është protesta e nëntë që zhvillohet, ndërsa edhe ditën e sotme banorët kanë bllokuar lëvizjet në autostradë dhe gjithashtu nuk kanë munguar përplasjet me policinë. 

30 Gusht 2024, 18:32 Nga r.ll
Kërkojnë akses në autostradën Thumanë- Kashar,
protesta

THUMANË- Ka nisur protesta e radhës në autostradën Thumanë- Kashar nga banorët e Krujës dhe Fushë Krujës. Banorët kërkojnë akses në autostradën e ndërtuar së fundmi pasi sipas tyre mungesa e hyrje-daljeve në rrugën e re po iu dëmton dhe falimenton bizneset. 

Kjo është protesta e nëntë që zhvillohet, ndërsa edhe ditën e sotme banorët kanë bllokuar lëvizjet në autostradë dhe gjithashtu nuk kanë munguar përplasjet me policinë. 

"Rama nuk di nëse është shqiptar apo jo. Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam.", është shprehur një nga banorët

proteste ne autostraden thumane-kashar

Sondazh

Poll