Aktualitet

FOTOT/ Digjet në ecje makina në Vlorë, tymi i kondicionerit parapriu zjarrin, nuk raportohet për të lënduar

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ujit të Ftohtë dhe kalasë së qytetit.

30 Gusht 2024, 13:52 Nga S.B
FOTOT/ Digjet në ecje makina në Vlorë, tymi i kondicionerit
pamje nga ngjarja

VLORË- Një makinë ka marrë flakë mesditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ujit të Ftohtë dhe kalasë së qytetit.

Bëhet me dije se makina tip Citroen po udhëtontë drejt Orikumit ku nga kondicioneri ka dalë tym. Pas kësaj makina mori flakë totalisht.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar. Siç shihet edhe nga fotot të siguruara nga Dosja.al, djegia ka shkaktuar një tym të madh të zi në ajër i cili vihet re që nga larg.

vlore makina merr flake

Sondazh

Poll