Aktualitet

"Edhe të atin ia kishin vrarë!" Atentati në Shkodër, autori i maskuar qëlloi 18 plumba drejt viktimës, u largua me një automjet

Rroshkodol ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër kur autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 18 plumba.

30 Gusht 2024, 13:47 Nga M.B
"Edhe të atin ia kishin vrarë!" Atentati në
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- 36-vjeçari Elis Rroshkodol është vrarë mesditën e sotme në një lokali në rrugën "Isuf Sokoli" në Shkodër. Rroshkodol ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër kur autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 18 plumba.

Paraprakisht dyshohet se autori është larguar me një mjet, ndërsa policia i është vënë në ndjekje. Lidhur me viktimën mësohet se i ati i tij, Kujtim Rroshkodol është vrarë në vitin 1997-ën. Për më shumë se 10 vjet më parë Rroshkodol dyshohet se ka qenë autor i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.

vrasja ne shkoder

Sondazh

Poll