Bota

"Vizita nga e cila pritet shumë!" Macron mbërrin në Beograd, pritet me nderime nga Vuçiç

Macron dhe Vuçiç raportohet se do të deklarohen para mediave nga ora 19:45.

29 Gusht 2024, 19:24 Nga M.B
"Vizita nga e cila pritet shumë!" Macron mbërrin në
Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Serbi ku pritet të zhvillojë një vizitë dy-ditore. Ai u prit në aeroportin e Beogradit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.  Pas pritejes, ata u zhvendosën në pallatin presidencial ku do të ketë një ceremoni të nënshkrimit të dokumenteve bilaterale. Macron dhe Vuçiç raportohet se do të deklarohen para mediave nga ora 19:45.

Sipas mediave të huaja, kjo vizitë e Macron vjen për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për ta afruar atë me Perëndimin, ndërsa vendi ballkanik rrugëton në vijën e ngushte midis përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Gjatë vizitës së tij dyditëshe, Presidenti Macron pritet të diskutojë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, një gamë çështjesh, përfshirë blerjen e avionëve francezë Rafale si dhe çështjet e energjisë dhe inteligjencës artificiale.

Në një shkrim autorial të publikuar të enjten në të përditshmen pro qeveritare të Serbisë Politika, Presidenti Macron shkroi se Beogradi mund të ruajë qëndrimin e tij të pavarur "vetëm nën kujdesin e BE-së".

 

serbia

Sondazh

Poll