Bota

VIDEO/ Çahet rruga në Korenë e Jugut, gropa e madhe "përpin" fuoristradën

Punonjësit e urgjencës shpëtuan drejtuesin e mjetit 82-vjeçar dhe pasagjeren femër 76-vjeçare.

29 Gusht 2024, 16:45 Nga S.B
VIDEO/ Çahet rruga në Korenë e Jugut, gropa e madhe
pamje nga ngjarja

KOREA E JUGUT- Një gropë e madhe 2.5 metra e thellë u hap në një rrugë në Seul të Koresë së Jugut të enjten dhe "gëlltiti" një fuoristradë, duke plagosur dy pasagjerët. Punonjësit e urgjencës shpëtuan drejtuesin e mjetit 82-vjeçar dhe pasagjeren femër 76-vjeçare.

Askush tjetër nuk u lëndua në incidentin, i cili ndodhi rreth orës 11:20. Sipas Sky News, trafiku në zonën e Seodaemun është i kufizuar pasi ekuipazhet po restaurojnë rrugën e dëmtuar.

Sipas Associated Press, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Koresë së Jugut theksoi vitin e kaluar se të paktën 879 gropa u raportuan në vend nga viti 2019 deri në qershor 2023. Gati gjysma e tyre u shkaktuan nga gypat e dëmtuar të ujërave të zeza.

seul aksident

Sondazh

Poll