Sport

Cristiano Ronaldo flet për lamtumirën: “Do ta përfundoj karrierën te Al Nassr, pas dy-tre vitesh! Për Portugalinë, përherë gati”...

Kampioni portugez: "Në mendjen time nuk e kam idenë të jem trajner, është një rol në të cilin nuk e shoh veten. E imagjinoj veten duke bërë diçka tjetër, gjëra jashtë botës së futbollit"

28 Gusht 2024, 13:58 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo flet për lamtumirën: “Do ta përfundoj

ARABIA SAUDITE - “Nuk e di nëse do të dal në pension së shpejti, mendoj se do të ndodhë pas dy-tre vitesh, por me shumë mundësi do të ndodhë këtu te Al Nassr, ku jam i lumtur. Gjithashtu jam përshtatur shumë mirë me vendin."

Momenti që askush nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se do të vinte, fundi i karrierës për një "Zot të futbollit", që konkurroi me Messin për trofe, rekorde dhe titullin "GOAT", akronimi për "Greatest Of All Times", apo më i madhi i të gjitha kohërave.  

Cristiano Ronaldo, në një intervistë për kanalin e transmetimit Now, ka folur për fundin e karrierës së tij dhe ka bërë një lloj vlerësimi për gjithçka. Më pas ai u ndal në përvojën e tij saudite dhe foli për të ardhmen e tij në futboll, e cila, duke pasur parasysh moshën e tij (CR7 është 39 vjeç), nuk mund të jetë afatgjatë, edhe nëse kampioni portugez mbetet gjithmonë "i uritur për rekorde" dhe nuk do të donte kurrë të ndalej.

“Më pëlqen të luaj në Arabinë Saudite dhe shpresoj të vazhdoj”,- tha Ronaldo, i cili mbërriti në Ligën Saudite në dhjetor 2022 dhe tashmë ka shënuar 50 gola me fanelën e Al Nassr. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” foli më pas edhe për kombëtaren portugeze, duke mohuar zërat se do të largohej nga Seleçao pas Kampionatit Evropian që u zhvillua këtë vit në Gjermani.

Kombëtarja mbetet dashuria e tij e madhe, ëndrra që donte ta realizonte kur ishte vetëm fëmijë dhe jetonte ende në Madeira. Prandaj CR7 përsëriti se ai mbetet në dispozicion të trajnerit Roberto Martinez, nëse dëshiron ta thërrasë atë për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

"Për momentin dua të vazhdoj të ndihmoj kombëtaren time, - tha Ronaldo, - ndiej krenari të jashtëzakonshme që përfaqësoj Portugalinë dhe ngjyrat e saj, për mua është një ëndërr. Kjo është arsyeja pse kur të largohem nga kombëtarja nuk do ta komunikoj paraprakisht. Nuk do ta bëj të ditur para se t'i them askujt. 

Do të jetë një vendim shumë spontan nga ana ime, por edhe një vendim për të cilin do të kem menduar për një kohë të gjatë. Por çfarë do të bëjë ai kur të ndalojë së luajturi? Përgjigja e kampionit portugez është befasuese, duke hipotezuar gjithashtu një të ardhme larg asaj fushe të blertë në të cilën ai ka ecur miliona herë, larg gjithçkaje që ka njohur dhe dashur gjithmonë:

“Tani në mendjen time realisht nuk e kam idenë duke bërë 'trajnerin, nuk do ta bëja për asnjë ekip, është një rol në të cilin nuk e shoh veten, duke bërë asgjë tjetër në të ardhmen, gjëra jashtë botës së futbollit, - tha ai, - por në realitet vetëm Zoti e di të ardhmen”. Dhe ne do të presim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja për të, duke kujtuar përgjithmonë atë "po" pas çdo goli të tij që bëri histori futbolli. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll