Aktualitet

Zjarri në Kallmet të Lezhës/ Era e fortë përkeqëson situatën, flakët i afrohen qendrës së fshatit

Zjarrfikësit kanë shkuar pranë banesave për ti mbrojtur ato, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe banorët e zonës.

28 Gusht 2024, 16:20 Nga S.B
Zjarri në Kallmet të Lezhës/ Era e fortë
pamje nga ngjarja

LEZHË- Zjarri në malin Vela të Kallmetit në qarkun e Lezhës është përkeqësuar ditën e sotme. Mësohet se flakët dolën jashtë kontrollit si pasojë e erës së fortë dhe zjarri po i afrohet qendrës së fshatit.

Emergjencat civile kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve pasi era e fortë dhe terreni i thyer e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Zjarrfikësit kanë shkuar pranë banesave për ti mbrojtur ato, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe banorët e zonës.

Ndërkohë mësohet se një helikopter ka ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

 

kallmet lezhe zjarr

Sondazh

Poll