Aktualitet

Dhunoi fizikisht dy vajzat e saj të mitura dhe u largua nga shtëpia, shpallet në kërkim 37-vjeçarja në Maliq

Policia ka shpallur në kërkim nënën dhe po punohet për gjetjen e saj.

28 Gusht 2024, 14:05 Nga S.B
Dhunoi fizikisht dy vajzat e saj të mitura dhe u largua nga shtëpia,
foto ilustruese

MALIQ- Një rast dhune në familje është regjistruar ditën e sotme në Maliq. Mësohet se 37-vjeçarja A.L e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor ka dhunuar fizikisht dy vajzat e mitura dhe më pas është larguar nga shtëpia.

Policia ka shpallur në kërkim nënën dhe po punohet për gjetjen e saj.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasen A. L., 37 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar dy vajzat e saj të mitura dhe është larguar nga banesa.

maliq dhune

Sondazh

Poll