Aktualitet

U konfliktuan me armë për një pronë publike, shpallet në kërkim 35-vjeçari, procedohen 2 të tjerë

Ndërkohë që vjehrri i 35-vjeçarit është proceduar penalisht. 

28 Gusht 2024, 14:11 Nga I.A
U konfliktuan me armë për një pronë publike, shpallet
Policia

DIVJAKË- Një konflikt që ka sjell përdorimin e armës ka ndodhur në Divjakë. Tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një tokë publike në fshatin Karavasta e Re. 35-vjeçari ka nxjerr armën dhe ka kërcënuar me armë një grua 63 vjeçe. Ndërkohë që vjehrri i 35-vjeçarit është proceduar penalisht. 

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Divjakë shpalli në kërkim shtetasin R. K., 35 vjeç, si dhe procedoi penalisht vjehërrin e tij shtetasin F. D., 66 vjeç, dhe shtetasen N. G., 63 vjeçe, të 3 banues në fshatin Karavasta e Re. Këta shtetas janë konfliktuar midis tyre për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi. Shtetasi i shpallur në kërkim R. K., gjatë konfliktit dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri shtetasen N. G.. Po punohet për kapjen e tij.

Sondazh

Poll