Aktualitet

U plagos me thikë nga 25-vjeçari, vdes në spital Amarildo Hoxhallari

Mësohet se Amarildo Hoxhallari ka humbur jetën në spital, pasi nuk ia doli tu rezistonte plagëve të marra me thikë nga Darmian Keli.

24 Gusht 2024, 19:54 Nga I.A
U plagos me thikë nga 25-vjeçari, vdes në spital Amarildo
Autori

TIRANË- 34-vjeçari i plagosur pasditen e sotme me thikë në lagjen Astir në Tiranë ka ndërruar jetë. Mësohet se Amarildo Hoxhallari ka humbur jetën në spital, pasi nuk ia doli tu rezistonte plagëve të marra me thikë nga Darmian Keli.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ka arrestuar në kushtet e flagrancës autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin D. K.

Keli e ka qëlluar 4 herë më thikë Hoxhallarin, për shkak se ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar partneren 25-vjeçarit. Autori i ngjarjes është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat. 

darmian keli amaraldo hoxhallari plagosje me thike ne tirane

Sondazh

Poll