Aktualitet

U zunë për një vajzë/ Plagosje me thikë në Astir, arrestohet autori i ngjarjes (EMRAT)

I plagosuri 34-vjeçar me emrin Amarildo Hoxhallari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

24 Gusht 2024, 19:22 Nga I.A
 
U zunë për një vajzë/ Plagosje me thikë në Astir,
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një zënkë ka përfunduar në plagosje, pasditen e sotme në lagjen Astir në Tiranë. Shkaqet e sherrit dyshohet se janë për një vajzë. Kjo pasi Amarildo Hoxhallari dyshohet se ka ngacmuar të dashurën e 24-vjeçarit Darmian Keli. 

I plagosuri 34-vjeçar është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që autori i ngjarjes është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat. 

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme "Shqiponja", pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.  Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosje me thikë në astir amaraldo hoxhallari darmian keli

Sondazh

Poll